Showbiz

Kur burri bie nën presionin e gruas, çfarë ka ndodhur mes Megan Fox dhe ish-bashkëshortit të saj?!

Brian Autsin Green nuk e ka pritur aspak mirë ndarjen nga Megan Fox dhe kjo është pasqyruar herë pas here edhe në artikuj të ndryshëm të medias rozë.

Ai është kryqëzuar për veprimin e fundit, jo vetëm nga ish-bashkëshortja e tij por i gjithë rrjeti. Ditën e kaluar aktori dhe producenti i famshëm publikoi në Instagram një foto ku shfaqej me djalin e tyre 4-vjeçar, Journey me një kostum Halloween-i.

47-vjeçari u mundua të portretizonte një familje të lumtur të cilës i mungonte e ëma dhe kjo u vu re menjëherë duke shkaktuar reagimin e Megan Fox. “Ti ke postuar këtë foto në mungesën time duke u munduar të më bësh të duken si një nënë e papërkushtuar. Dje unë dhe fëmijët e mi kaluam një Halloween shumë të bukur dhe unë nuk postova asgjë në rrjetet sociale. Fare mirë t’i mund ta kishe prerë djalin nga foto apo të kishe postuar një foto ku ai nuk ishte fare prezent. Po mundohesh të më ulësh duke më bërë të dukem si një nënë e keqe.” –shkroi Megan Fox ndër të tjera.

Pas këtij komenti, ish-bashkëshorti i saj e ka fshirë foton duke postuar një tjetër ku shaqet vetëm një kostum Halloween-i. Fansat e yllit hollivudian nuk janë ndalur por kanë vazhduar të dënojnë veprimin e producentit i cili shpeshherë hedh kunja nëpërmjet postimeve të tij për Megan Fox.

View this post on Instagram

Hope you all had a happy Halloween!!!

A post shared by Brian Austin Green (@brianaustingreen) on

Megjithëse nëpër intervista Brian Green është shprehur se ai dhe Megan kanë patur një divorc miqsor, në të vërtetë duket se ka ndodhur krejt e kundërta. Nga ana tjetër ai nuk ka mundur të mos shfaqë xhelozinë e tij kundrejt të dashurit të ri të Megan, reperin Machine Gun Kelly.