Gossip Showbiz

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i japin fund romancës, por mbeten bashkë si prindër për vajzën e tyre?

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk janë më në një lidhje romantike, por do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë për rritjen e vajzës së tyre.

Një burim pranë çiftit ka konfirmuar për revistën People se marrëdhënia e tyre aktuale është e kufizuar vetëm në kujdesin e përbashkët prindëror.

Sinqerisht, Megan dhe Kelly nuk kanë qenë bashkë ‘siç duhet’ prej kohësh. Çdo gjë romantike mes tyre ka përfunduar. Megan është plotësisht e fokusuar te fëmijët, foshnja dhe përshtatja me këtë kapitull të ri të jetës së saj. Ky është prioriteti i saj i vërtetë

-është shprehur burimi.

Në mars të vitit 2025, ish-çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë të quajtur Saga Blade. Lajmi i lindjes u nda publikisht nga Machine Gun Kelly përmes një postimi në Instagram, duke tërhequr vëmendjen e fansave.

Megan Fox është tashmë nënë e tre djemve, Noah (13), Bodhi (11) dhe Journey (9), nga martesa e saj me aktorin Brian Austin Green.

Çifti i dha fund martesës në vitin 2020, pas 16 vitesh së bashku. Nga ana tjetër, Machine Gun Kelly është gjithashtu baba i një vajze 16-vjeçare, Casie, nga marrëdhënia me ish-partneren Emma Cannon.

Sipas burimit, në jetën e Megan Fox aktualisht nuk ka asnjë lidhje serioze romantike, por ajo nuk e përjashton mundësinë e një romance të re në të ardhmen.

Nëse diçka do të ndodhte natyrshëm dhe do të ndihej e drejtë, ajo do të ishte e hapur. Por për momentin, nuk mendon për këtë dhe nuk po kërkon askënd

-theksohet më tej.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, disa media raportuan se Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ishin ribashkuar si çift, por asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi kurrë zyrtarisht këtë pajtim.

Tani duket qartë se prioriteti i tyre i vetëm i përbashkët mbetet vajza dhe mirëqenia e saj.