Celebrities Gossip Showbiz

“Kur flas unë…”, Luizi i kthehet keq Kiarës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës duket se po kalon një krisje. Së fundmi këngëtari është acaruar me partneren e tij. Ai i ka kërkuar që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë, sepse ka mënyrën e vet të të folurit, debatuarit apo të të shprehurit të ndjesive. Kjo nuk është pritur mirë nga Kiara.

Luizi: Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq

Kiara: Okay, mirupafshim

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” do të kemi një tjetër dasmë. Pas ceremonisë së organizuar brenda shtëpisë për Kiarën dhe Luizin, këtë herë Vëllai i Madh u kërkoi banorëve të organizojnë një dasmë kosovare. Banorët kanë vendosur që nusja të jetë Nita, meqë ajo është nga Kosova, teksa dhëndri do të jetë Beati.