Botë e Çuditshme Love & Sex Sex

Kur seksi në makinë bëhet ‘sebep’ i një aksidenti automobilistik!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Florida, SHBA. Një çift që ka qenë duke bërë seks oral në makinë kanë qenë shkaktarët e një aksidenti automobilistik. Mediat e huaja raportojnë se shpërqendrimi i shkaktuar nga marrëdhënia seksuale solli përplasjen mes një fuoristrade Nissan dhe dikujt që drejtonte një furgon të kompanisë FedEx.

Mësohet se teksa gruaja po i bënte seks oral burrit në timon, ai humbi kontrollin dhe u përplas me furgonin. Fatmirësisht nuk ka viktima, por vetëm të lënduar. Një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin e Dakotës së Jugut zbuloi se gati 37% e studentëve meshkuj kryenin një formë seksi teksa i jepnin makinës.

Në mesin e studentëve të anketuar, 11% raportuan se kishin lëshuar timonin gjatë kohës që kryenin akte seksuale. Dy nga studentët e anketuar thanë gjithashtu se për pak goditën një automjet tjetër kur ishin të përfshirë në aktivitet seksual gjatë drejtimit së makinës. Një e treta e të anketuarve pranuan se ecnin me shpejtësi gjatë kohës që ishin të përfshirë në aktivitete seksuale kur ishin në timon.

Përfaqësuesit e grupit të shpëtimit thanë se shoferi pësoi një lëndim në ijë për shkak të rrethanave të përplasjes. Megjithatë, penisi i shoferit ishte “thuajse i kafshuar”. Mesa duket përplasja bëri që gruaja ta kafshonte aksidentalisht dhe të krijonte lëndim tek partneri i saj.

Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që dikush ka pësuar një aksident automobilistik për të tilla shkaqe. Në një aksident më të rëndë qershorin e kaluar, një punëtor ndërtimi në Kaliforni dyshohet se ishte i dehur, i droguar dhe po i bënin seks oral kur ai raportohet se përplasi makinën e tij tek një grup prej tre klientësh të ulur jashtë një bari në San Jose, duke vrarë një prej tyre.

Seksi në makinë nuk është vetëm për gjimnazistët që duan të eksperimentojnë sa më shumë. Përkundrazi! Çdo çift mund ta provojë ende dhe të zbulojë se mund të jetë një eksperiencë unike. Nëse po pyesni veten se cila është mënyra më e mirë për të bërë seks në makinë, duhet të kini parasysh këto këshilla për ta bërë eksperiencën më komode dhe më të pëlqyeshme për të dy ju.