Aktualitet

Aksident rrugor në Milot, katër të lënduar/Një në gjendje të rëndë!

Një aksident rrugor u regjistrua rreth mesnate pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete Volkswagen dhe Audi, duke lënë të plagosur katër persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor u bllokua për më shumë se 30 minuta, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh e vështirësi në lëvizje.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupet e emergjencës, që ndërhynë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e trafikut. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve e të rrethanave të këtij aksidenti.