Celebrities Gossip Showbiz

Kush është banori që ia ka nxirë jetën Arbër Hajdarit?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një nga opinionistët e këtij Big Brother, Arbër Hajdari ka dhënë një intervistë për “E Diell”, ku ka folur për banorët e këtij edicioni të dytë.

Kush ka pësuar ulje dhe ngritje në këtë BB VIP?

Riftutja e katër banorëve mori më shumë për keq, se sa për mirë. Pak më shumë Efi dhe Kiara.

Çfarë ke për të thënë për gjithë bujën e Luizit?

Grupimi i njerëzve që duan Luizin ndahet në 3 pjesë. Që kur filloi programi ishte i dashur për batutat dhe humorin, historia me Kiarën dhe loja e fortë. Ai ka ndryshuar strategjinë edhe për BB VIP që do vijnë.

Banori që ta ka nxirë më shumë?

Kiara sepse nuk marr kurrë argumentim mbi përgjigjen që pres

Balina apo Zhaklina?

Zhaklina

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e madhe e “Big Brother VIP 2”. Para spektaklit disa nga ish-banorët parakaluan në Tapetin e Kuq dhe të gjitha shkëlqenin më shumë se në çdo ‘Prime’ tjetër. Këto janë disa nga ish-banoret.