Gossip Live From Tirana

“Më vjen keq që përdoret”/Zhaklin Lekatari për Zegjine Çaushin: Do doja të ishte më e guximshme për korrektësi intelektuale…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari. Ajo ka diskutuar mbi barazinë gjinore por jo vetëm…

Të vjen ndonjëherë keq për Zegjine Çaushin që bëhet meme?

Më vjen keq që përdoret, sepse mendoj se ajo nuk është e vetëdijshme që është duke u përdorur. Ose edhe nëse është e vetëdijshme që është duke u përdorur, nuk ka pse të përdoret, sepse është një shembull shumë i keq për një vajzë të re. Do të doja që Zegjineja të ishte pjesë e kësaj gjeneratës Z që është pak më e guximshme, por pak më e guximshme për korrektësi intelektuale dhe jo për llogje jo intelektuale. Kështu që presim më shumë nga gjeneratat e reja, presim që të kenë më shumë zë, të zenë më shumë hapësirën publike, por ta zenë hapësirën publike për mirë dhe jo duke u bërë baltë, por duke qenë të vërtetë me veten e tyre si fillim, sepse çdo gjë që bëjmë për mirë apo për keq, do t’i ngelet atyre, nuk do të na ngelen ne. Ne jemi qytetarë, jemi publik, ne sot votojmë, nesër nuk votojmë, por ata që kanë marrë përsipër të udhëheqin, të shërbejnë dhe të na përfaqësojnë, besoj që janë më shumë në qendër të asaj pasqyrës gjykuese. Dhe është më e lehtë që të linçohen dhe të kritikohen.