Celebrities Gossip Showbiz

Kush ishte personi që fryu qirinjtë e tortës së Loredanës?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Së fundmi Loredana ka festuar ditëlindjen dhe ka postuar disa foto dhe video, ku ka festuar në shtëpi me të afërmit dhe miqtë e saj. Një video teksa të gjithë i këndojnë këngën e ditëlindjes në fund qirinjtë e tortës i fryn vajza e saj Hana dhe jo reperja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Duket se së fundmi Loredana ka marrë një vendim lidhur me Instagramin e saj, ku ka vendosur të hap një adresë tjetër më private. Kjo ndoshta sepse reperja dëshiron të postojë më shumë rreth lidhjes së saj të re dhe në Instagramin e ri ka vendosur të ketë vetëm miqtë e ngushtë.