Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme në vend, dominojnë vranësirat e shirat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri te dendura, si dhe me intervale kthjellimi.

Fillimisht ka reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore, në mesditë reshje me intensitet të ulët në të gjithë vendin ndërsa në perëndim e në lindje, reshje me intensitet deri mesatar dhe lokalisht stuhi e shtrëngata afatshkurtra. Në orët e pasdites, reshjet mbeten prezente me intensitet  të ulët në të gjithë vendin, ndërsa në qendër, lindje e verilindje reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, shoqëruar me stuhi e shtrëngata afatshkurtra. Ndërprerje të reshjeve do të ketë gjatë orëve të natës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje, me shpejtësi mesatare deri në 11m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare, fiton shpejtësi deri 25m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3 deri në 6 ballë.

Temperaturat luhaten:

Shkodër
11/16
Re shi diell

Kukës
7/20
Re shi diell

Lezhë
14/17
Re shi diell

Dibër
10/20
Re shi diell

Durrës
14/21
Re shi diell

Tiranë
14/21
Re shi diell

Elbasan
12/20
Re shi diell

Berat
14/23
Re shi diell

Vlorë
14/22
Re shi diell

Korçë
8/16
Re shi diell

Gjirokastër
12/21
Re shi diell

Sarandë
11/19
Re shi diell