Bota

Ky vend do të lejojë së shpejti gratë të dalin “topless” në pishinat publike!

Qeveria e Katalonjës u ka kërkuar autoriteteve lokale që të lejojë gratë të dalin “topless” në pishinat publike. Dalja topless është e sanksionuar në kornizën katalane ligjore që prej vitit 2020 në kuadër të barazisë gjinore. Megjithatë, në disa pishina publike, në komuna të vendit, dalja topless është e ndaluar dhe kjo ka shkaktuar një numër të madh ankesash. Shumë prej ankesave kanë ardhur nga anëtarë të një grupi feminist të quajtur Mugrons Lliures.

“Ndalimi i lëvizjes topless për gratë përjashton një pjesë të popullsisë dhe shkel zgjedhjen e lirë të çdo personi në lidhje me trupin e tyre”- tha qeveria katalanase në një dokument. “Autoritetet lokale duhet të ofrojnë mbrojtje ndaj diskriminimit,”-thuhet më tej në dokument.

Dokumenti gjithashtu lejon ushqimin me gji të fëmijëve në publik dhe përdorimin e rrobave të banjës me mbulim të të gjithë trupit, siç është burka myslimane. Qeveria rajonale, e drejtuar nga e majta republikane katalane teorikisht mund të gjobisë çdo komunë që ka thyer rregullin deri në 500,000 euro. Tanimë është e ligjshme që gratë dhe burrat të dalin topless gjithashtu edhe në plazhet e ishullit popullor të pushimeve të Nantucket, në brigjet e Massachusetts.

Në fillim të vitit 2023, një fushatë e udhëhequr nga vendasit “Barazia Gjinore në Plazhe” propozoi një ndryshim të aktit nënligjor që do ta bënte të ligjshëm për cilindo të çdo gjinie të dalë nudo nga mesi e lart. Nëse ende nuk keni nisur t’i planifikoni pushimet jeni në artikullin e duhur. Nëse po kërkoni të eksploroni plazhe të reja, CNN na sjell disa nga plazhet nudiste që mund të shkoni për të shijuar një aventurë ndryshe.