Celebrities Gossip

Kylie Jenner dhe Travis Scott përsëri bashkë?!

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë qenë për një kohë të gjatë një nga çiftet më të dashura për fansat. Ata u ndanë në tetor të vitit 2019 por janë një nga ish-çiftet që vazhdojnë të shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dyshja këtë herë ka nxitur dyshimet për një rikthim të mundshëm. Miliarderja 23-vjeçare nxorri një foto shumë të ëmbël për fansat e saj në Instagram. Në të shfaqej Travis dhe vajza e tyre Stormi, e të ngjallte ndjesinë e një familjeje shumë të lumtur.

Kylie zbuloi se ata ishin në Disneyland këtë të martë. Nga ana tjetër, Travis postoi dy foto me të bijën në rrjetet e tij sociale.

Asgjë nuk është konfirmuar ende, por duket se dyshja po e shijon praninë e njëri-tjetrit. Janë apo jo përsëri bashkë, të paktën Kylie dhe Travis janë prindër të përkushtuar të vogëlushes.