Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner vjen me një koleksion me rroba banjo!

Kylie Jenner është një nga yjet më të dashur të “KUWTK”. Ajo ka fituar dashurinë e fansave jo vetëm me pjesëmarrjen e saj në serial, por edhe me linjën kozmetike aq të preferuar nga shumë përdorues të produkteve kozmetike.

Duket se Kylie po ia del mbanë mjaft mirë si një biznesmene e zonja teksa këtë herë vjen me një tjetër produkt për ndjekësit e saj. Lajmin e ka dhënë pikërisht në Instagram, ku me anë të disa fotove, Kylie ka shpjeguar detaje se çfarë përmban ekzaktësisht koleksioni i saj.

Ajo do të lançojë rroba banjo për fëmijë si pjesë e një koleksioni të ri të sajin. 24-vjeçarja e cila po diskutohet gjithnjë e më shumë se është në pritje të ëmbël, ka zbuluar se ky koleksion do të ketë rroba banjo për fëmijë të ngjashme me ato për të rritur.

Ajo ka shpërndarë disa prej tyre në rrjete sociale, ndër të cilat përfshihet edhe një palë rroba banjo me portokalli të përzier me të verdhë dhe rozë. Një pjesë e mirë e tyre ishin trup të ngjyrave të ndryshme dhe Kylie i shoqëroi me fjalën “së shpejti”.

https://www.instagram.com/p/CTNQwbCpQtq/

Pra kjo ishte mënyra e Kylie për të na shfaqur disa nga rrobat e banjos së koleksionit të saj të ri. Me siguri çdo veshje do të pëlqehet dhe shitet shumë shpejt, dhe marketing-u nga ana e Jenner do ta ndihmojë edhe më shumë këtë gjë.