Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner zbulon pak nga djali i saj, por emrin e mban ende të fshehtë!

Kylie Jenner ende e mban të fshehtë emrin e të porsalindurit gati katër muaj pasi e mirëpriti atë në botë. Por fansat do të duhet të ngushëllohen me Tiktok-un e ri të Kylie-t, i cili tregon një vështrim të dorës së të porsalindurit brenda një seri fotosh që shfaqin barkun e rrumbullakosur.

Kylie, e cila ka dalë me Travis që nga viti 2017, mirëpriti fëmijën e tyre të dytë, një djalë, më 11 shkurt. Pasi zbuluan ardhjen e fëmijës së tyre të dytë në shkurt të vitit 2022, Kylie postoi në Instagram menjëherë për të zbuluar se djalin e tyre e kishin quajtur Wolf. Por muajin pasardhës, Kylie njoftoi se i porsalinduri i tyre nuk quhej më Wolf, sepse ata mendonin se nuk i përshtatej emri. Ata ende nuk kanë shpallur një emër zëvendësues.

Kujtojmë, se Kylie Jenner u kritikua nga fansat e saj të dashur pasi u shfaq duke injoruar djalin e saj të porsalindur gjatë një postimi emocionues për Ditën e Nënës në mediat sociale. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” ndau një foto dhe dy video të vajzës së saj Stormi ndërsa ata ishin në një plazh, por dukej se e përbuzte djalin e saj, i cili lindi në shkurt të këtij viti. Një përdorues shkroi:

Mos ki turp Stormi, shkruaj emrin e vëllait.

Ndërsa një tjetër tha:

Po djali yt?!

Një person i tretë komentoi:

Ku është fëmija tjetër? Ti je edhe nëna e tij gjithashtu.