Celebrities Fashion Film & Tv

Lady Gaga ka veshur një fustan antiplumb në inagurimin e…

Së fundmi këngëtarja e njohur Lady Gaga ka folur në lidhje me veshjen që ajo kishte zgjedhur kur këndoi himnin kombëtar në inaugurimin e Presidentit Joe Biden në muajin janar. 12 herë fituesja e çmimeve ‘Grammy’ ka pohuar se look-u i saj dhe stili i fustanit ‘Schiaparelli’ që kishte veshur për këtë rast ishte i papërshkueshëm nga plumbat. Gjatë kohës që ajo po e shikonte edhe njëherë videon të shpërndarë të hënën nga ‘British Vogue’, ylli u shpreh se:

Kjo është një nga gjërat e mia të preferuara që kam veshur ndonjëherë. Unë kam veshur këtë dizajn të ‘Schiaparelli’ për inaugurimin dhe askush nuk e di këtë, por ky është një fustan antiplumb.

Ajo kishte veshur një fustan të personalizuar enkas për të nga drejtori kreativ i fimrës ‘Schiaparelli’, Daniel Roseberry, ku bëhet fjalë për një xhaketë të strukturuar të veshur dhe të kombinuar me një fund të kuq mëndafshi. Nuk dihet se si ishte bërë fustani antiplumb apo nëse këngëtarja kishte veshur një jelek antiplumb poshtë tij.

Gaga kujtoi me dashuri edhe një nga detajet kryesorë të pamjes së karficës së pëllumbit prej ari, me një degë ulliri në sqepin e tij, të cilën 35-vjeçarja e mbante si simbol të paqes.

Kur e pashë atë pëllumbin e artë, thjesht e kuptova se kjo ishte pjesa e duhur dhe e dija se ‘Schiaparelli’ duke qenë një shtëpi italiane e modës, ishte diçka që doja të bëja vërtet për trashëgiminë time si një grua italo-amerikane që do të këndonte që Presidenti 45 të largohej dhe të ftonte Presidentin 46 në detyrë.

Vlen për t’u përmendur së fundmi këngëtarja e njohur dhe mjaft e talentuar Lady Gaga ka pranuar për prestigjiozen ‘Vogue’ se nuk ka folur kurrë me vrasësen që ajo portretizon në filmin e ‘House of Gucci’, para xhirimit të saj, duke thënë se ajo mund ta bënte rolin e drejtë vetëm nëse lexonte midis rreshtave. Gaga ka treguar gjithashtu se “askush” nuk do t’i tregonte asaj se si të luante rolin e Patrizia-s, madje as vetë kriminelja e dënuar.

Ndjeva se mund ta bëja të drejtë këtë histori vetëm nëse e qasja me syrin e një gruaje kurioze që ishte e interesuar të zotëronte një shpirt gazetaresk, në mënyrë që të mund të lexoja mes rreshtave se çfarë po ndodhte në skenat e filmit. Do të thotë se askush nuk do të më tregonte se kush ishte Patrizia Gucci, madje as Patrizia Gucci.