Celebrities Fashion Gossip Health & Beauty Showbiz

Le të dashurohemi me penelin me ngjyra, supermodelja Hailey Bieber na tregon se sa bukur mund të dukemi!

Supermodelja e njohur Hailey Bieber na jep gjithmonë frymëzim, si në aspektin e stilit ashtu edhe në make up. Pas thonjve të saj me shkëlqim dhe prerjes së re të flokëve stil “bob”, është koha të na bëjë të dashurohemi me penelin me ngjyra.

Ajo e çoi në një nivel tjetër grimin e syve, duke krijuar dy linja eyeliner, e para me ngjyrë të zezë klasike dhe e dyta me nuancë lelja me xixa. Kombinimi i tyre i papritur i dha intensitet look-ut dhe e bëri pamjen finale më interesante dhe pranverore.

Rikujtojmë, se Hailey ka zbuluar së fundmi se ajo është përballur me disa nga momentet më të trishtuara dhe më të vështira të jetës së saj të rritur që nga fillimi i vitit 2023. Themeluesja e Rhode Skin duket se i referohej në mënyrë delikate grindjes së saj të përfolur të fundit me Selena Gomez, duke pranuar se jeta nuk ka qenë e lehtë për të në muajt e fundit.