Celebrities Gossip Music Showbiz

Ledri Vula dhe Yll Limani zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të tyre!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe.

Para pak ditëve një prej miqve dhe kolegëve të tij, i cili është reperi i njohur, Ledri Vula festoi ditëlindjen dhe urimi i Yllit në rrjete sociale nuk mund të mungonte, por bashkë me urimin ai zbuloi për të gjithë një tjetër surprizë. Këngëtari ka treguar se të dy artistët së shpejti do të vijnë me një projekt të ri muzikor, i cili titullohet “Tonat”. E duket se prites i erdhi fundi, pasi vetëm pak më parë ata kanë publikuar foto nga videoklipi dhe kanë treguar se kënga do të publikohet nesër në orën 18:00.

Ledri këtë verë ka sjellë katër bashkëpunime, me Melinda Ademin, me reperin Lluni, Kidën dhe Ardian Bujupin, teksa nuk ka munguar dhe ‘Monaco’ që artisti e solli si një projekt solo dhe rezultoi mjaft i suksesshëm.