Gossip Showbiz

Policia e ndaloi Leonardo DiCaprion në mes të festës në Ibiza – arsyeja do t’ju habisë!

Leonardo DiCaprio ka përjetuar një moment të pazakontë gjatë pushimeve në Ibiza, kur u përball me një kontroll të papritur nga policia.

Aktori 50-vjeçar, i njohur për stilin e tij të fshehur me kapela dhe maska, ndodhej në një festë private ku po shijonte një tekilë, por nuk i shpëtoi inspektimit që iu bë të gjithë të ftuarve.


Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, DiCaprio shihet duke pritur radhën e tij për t’u kontrolluar, i shoqëruar nga partnerja e tij, modelja 27-vjeçare Vittoria Ceretti.

Policia konfirmoi se urdhri ishte që çdo person në festë të kontrollohej, pa përjashtime – madje as për një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it.