Celebrities Gossip Showbiz

“Levitating” e Dua Lipa-s, kënga më e mirë në botë e vitit 2021!

Ajo vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës. Kënga e Dua Lipa-s “Levitating” është shpallur së fundmi kënga më e mirë e vitit 2021. Sipas renditjes së ‘Billboard Chart’, kjo këngë përfshihet në kategorinë e “Hot 100 Songs” për të gjithë artistët dhe me këtë rast ylli i muzikës pop rrëmbeu vendin e parë.

Vetë këngëtarja ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram vlerësimin nga ‘Billboard Chart’ duke falenderuar dhe fansat e saj për mbështetjen.

“Levitating” është numri #1 Billboard Hot 100 kënga e vitit 2021! Faleminderit, faleminderit! Duke e ndarë këtë moment me njerëzit që i dua shumë @the_koz @sarahhudsonxx @icoffeeir Do të thotë bota për mua.@billboard @billboardcharts !!!!!

Së fundmi është publikuar lista e këngëtarëve të rinj më të pasur në Britani dhe ai që mban vendin e parë është këngëtari i njohur Ed Sheeran. Ylli britanik kryeson për të tretin vit radhazi listën e këngëtarëve më të pasur nën të tridhjetat. I dyti renditet 27-vjeçari, Harry Styles, duke grumbulluar 80 milionë paund. Little Mix renditet në vendin e tretë, me 66.7 milionë paund. Ndërkohë pjesë e kësaj liste janë edhe këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa. Dua Lipa renditet e teta në listë, me 43.5 milionë paund. 

Ndërkaq, rikujtojmë se filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare, Blerta Basholli, është dhënë premierë tanimë në shumë vende të botës dhe Dua Lipa u shpreh se ndihet e nderuar dhe shumë krenare që e pa këtë film në premierën në Washington. Me anë të disa fotove ku bukuroshja ishte e shoqëruar edhe nga 4 personalitete të rëndësishme si presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmai, regjisorja Blerta Basholli dhe aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi u shpreh se:

Mbrëmë në shfaqjen e HIVE. Një film i bukur i cili tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre. Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli, është një frymëzim. HIVE meriton një OSCAR, duhet ta shikoni patjetër!