Celebrities Music

Ju njohim me listën e këngëtarëve më të pasur në Britani!

Së fundmi është publikuar lista e këngëtarëve të rinj më të pasur në Britani dhe ai që mban vendin e parë është këngëtari i njohur Ed Sheeran. Ylli britanik kryeson për të tretin vit radhazi listën e këngëtarëve më të pasur nën të tridhjetat në Britani. I dyti renditet 27-vjeçari, Harry Styles, duke grumbulluar 80 milionë paund. Little Mix renditet në vendin e tretë, me 66.7 milionë paund.

Ndërkohë pjesë e kësaj liste janë edhe këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa. Dua Lipa renditet e teta në listë, me 43.5 milionë paund. Nga ana tjetër Rita është në vendin e 13-të me 26.5 milionë paund.

Lista e plotë:

1-Ed Sheeran, (236.5 milion £)

2-Harry Styles, (80 milionë £)

3-Little Mix (66,7 milion £)

4-Niall Horan, (57.5 milion £)

5-Cara Delevingne, (52 milion £)

6-Louis Tomlinson, (47 milion £) dhe Liam Payne, (47 milion £)

7-Dua Lipa, (43.5 milion £)

8-Zayn Malik, (38 milion £)

9-Sam Smith, (36.8 milion £)

10-Daisy Ridley, (32.8 milion £)

11-John Boyega, (28.5 milion £)

12-Rita Ora, (26.5 milionë funte)

13-Stormzy, (23.5 milion £)

14-KSI, (19.6 milion £)

15-Lewis Capaldi, (17 milion £)

16-George Ezra, (14.2 milion £)

17-Sophie Turner, (14.1 milion £)

18-Jesy Nelson, (13.5 milion £)

19-Tom Holland, (11 milionë £)

20-Tommy Mallet, (9.7 milion £)

21-Maisie Williams, (8.7 milion £)

22-Sam Faiers, (8 milion £)

23-Millie Bobby Brown, (7.2 milion £)

24-Jake Bugg, (5.7 milion £)

25-Saoirse Ronan, (6.1 milion £)

26-Jodie Comer, (5.7 milion £)

27-Anne-Marie, (5.4 milion £)

28-Dave, (5.2 milion £)

Sa i përket Ed Sheeran, këngëtarit që kryeson renditjen si më i pasuri në Britani, javën që shkoi artisti lajmëroi se do të anulonte çdo shfaqje dhe paraqitje pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Duke shkruar në Instagram, ylli tha se po planifikonte të realizonte sa më shumë intervista dhe paraqitje ndërsa ishte i izoluar në shtëpinë e tij në Suffolk. E tillë ka qenë dhe intervista e tij e fundit.

Gjatë një bisede për një podcast holandez të titulluar “Man Man Man”, Ed ka diskutuar mbi pëlqimet dhe interesat gjatë fëmijërisë së tij. Këngëtari u shpreh se nuk është ndjerë shumë ‘mashkullor’ gjatë fëmijërisë dhe nuk ka treguar ndonjë interes për objektet stereotipike mashkullore, duke përfshirë këtu makinat. Madje ai tregoi se në atë moshë mendonte se ishte homoseksual.