Celebrities Gossip Music Showbiz

Lil Wayne ka tentuar të vetëvritet?! Reperi vendosi të tregojë gjithçka…

Lil Wayne, një nga reperët më të njohur, gjatë një interviste ka treguar gjithçka në lidhje me përpjekjet e tij për shëndetin mendor që çuan edhe në një tentativë vetëvrasjeje kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Muzikanti tregoi të gjithë detajet prekëse të përvojës së tij të tmerrshme që filluan të ndodhnin në momentet kur reperi mendoi se kishte humbur shansin për një karrierë muzikore të suksesshme. Wayne pranoi se në kohën kur ai u përpoq të vriste veten, ai e kishte menduar këtë gjë për rreth dy vite por nuk ndihej i sigurtë po t’i drejtohej nënës së tij të rreptë apo  miqve për ndihmë. Ai u shpreh se:

Fjalët as nuk ishin në gjendje të thuheshin… Kur nuk keni askënd për t’i treguar, askënd për ta kaluar këtë si gjë, nuk mund ti shpreheni miqëve tuaj në shkollë, sepse ende po përpiqeni të jeni normal me to. Ju nuk mund t’i thoni atyre: “Kam një problem që po ndodh në shtëpi”.

Gjërat arritën deri në një pikë ku ai gënjente nënën e tij për vendndodhjen pas shkollës, por kur tezja e tij zbuloi të vërtetën ajo i tha atij se nuk do ta lejonte më të bënte ‘rap’. Reperi tregoi se:

Kur më thanë që nuk mund të kem atë që dua, atë që ëndërroj, atë që dëshiroj dhe kjo ishte të bërit ‘rap’. Unë isha i gatshëm të vdisja për të.

Wayne poses with his mother at an event

Ai u shpreh se pasi u kthye në shtëpi dhe gjeti armën e nënës së tij, telefonoi policinë dhe i tregoi në lidhje me qëllimet e tij dhe më pas qëlloi veten në gjoks. Ai u gjet shpejt nga policët, të cilët u detyruan të thyenin derën dhe ta dërgonin atë në spital. Që nga ai moment, Wayne thotë se marrëdhënia e tij me nënën ka ndryshuar në mënyrë drastike dhe për më mirë. Lil Wayne tha se kjo përvojë ishte më shumë si një “hapje sysh” për nënën e tij, e cila më pas e lejoi atë të ndiqte pasionet e tij.

Rikujtojmë se, së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se reperi i njohur Lil Wayne ka blerë një super rezidencë në Los Angeles. Sipas raportimeve prona e Wayne kushton rreth 15.4 milionë dollarë dhe ka 7 dhoma gjumi, 8 banjo, një bar në natyrë, një dhomë familjare me pamje nga pishina si dhe një palestër.