Design Gossip Showbiz

Brenda rezidencës 15.4 milionë dollarëshe të Lil Wayne…

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se reperi i njohur Lil Wayne ka blerë një super rezidencë në Los Angeles. Sipas raportimeve prona e Wayne kushton rreth 15.4 milionë dollarë dhe ka 7 dhoma gjumi, 8 banjo, një bar në natyrë, një dhomë familjare me pamje nga pishina si dhe një palestër.

Rikujtojmë, se reperi dhe kantautori i famshëm ka qenë në industrinë e muzikës që në moshën 12-vjeç. Ndërkaq, shtëpia 15.4 milionë dollarëshe përfshin më shumë se 12,000 metra katrorë dhe është pranë rezidencës së miliarderes Kylie Jenner në Hidden Hills. Rezidenca u ble në vitin 2016 nga ylli i familjes Kardashian-Jenner për 12 milionë dollarë.

Prona e re e Wayne ka qenë gjithashtu shtëpia e artistëve dhe personaliteteve të tjera, përfshirë Drake, Lori Loughlin, Jessica Simpson dhe anëtarë të tjerë të familjes Kardashian. Shtëpia e re e artistit ofron pamje panoramike të natyrës nga suita kryesore dhe vjen me një banjë prej guri, dy dollapë të mëdhenj dhe një dush me avull.

Për më tepër shikojeni vetë:

Rikujtojmë, se Lil pak kohë më parë u akuzua për armëmbajtje pa leje. Avokati i reperit, Howard Srebnick, tha për ‘Vulture’ se akuza është ngritur pas një kontrolli në avionin privat të Wayne në vitin 2019. Asokohe, Lil Wayne ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.