Celebrities Film & Tv Showbiz

Lily Collins ka një ‘problem’ lidhur me garderobën e serialit “Emily in Paris”…

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e serialit “Emily in Paris”. Sezoni i dytë do të rikthehet më shpejt nga sa mendonit. Përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter, Netflix publikoi një trailer nga i cili zbuluan pak më shumë për atë që do të ndodhë në këtë pjesë vazhduese.

Në “Emily in Paris”, Lily Collins udhëton në Paris për të ndihmuar në ofrimin e një perspektive amerikane në një firmë marketingu, ‘Savoir’. Sezoni i dytë i serialit do të publikohet më 22 dhjetor të këtij viti.

Megjithatë, personazhi që luan Lily Collins, Emily siç duket nuk ka fare të bëjë me veshjet e karantinës. Aktorja foli së fundmi për modën në sezonin e dytë të shfaqjes së njohur të Netflix, ku shihet një vajzë amerikane e dërguar në Paris, për të punuar në një punë marketingu, e gjitha kjo ndërsa është e veshur nga stilistja legjendare Patricia Fields.

Kjo duket se po i shkakton probleme aktores. Së fundmi, në një intervistë për “Australia Vogue”, Lily u shpreh se:

Nuk ka asnjë lloj tutash. Shkëlqimi dhe guximi, argëtimi dhe sensi i humorit që Emily ka në gardërobën e saj e rrit personalitetin e saj, veçanërisht duke dalë nga pandemia COVID-19 ku rehatia ishte gjithçka. Jo gjithçka u ndje shumë komode pas COVID-19, por ishte vërtet bukur të argëtoheshe sërish me modën në mënyrën më të lartë të mundshme.

Ndërsa sezoni i parë e krijoi personazhin e Emily të prirur ndaj beretave klishe dhe pjesëve të zbukuruara me Kullën Eiffel, Collins gjithashtu bashkëpunoi me Fields për disa aksesorë nga stilistët e njohur, duke përfshirë këpucët e markës Christian Louboutin. Patricia Fields u shpreh vitin e kaluar se:

E vizualizova Emily-n si një profesioniste të re optimiste, e cila ishte e lumtur që kishte një mundësi për të punuar në Paris. Ajo përpiqet të përshtatet me elegancën franceze duke shprehur ende identitetin e saj amerikan.

Rikujtojmë, se së fundmi është zbuluar se aktorja e njohur Lily Collins është martuar me të fejuarin e saj, regjisorin Charlie McDowell, në një ceremoni private në Dunton Hot Springs, Colorado. Ylli i “Emily In Paris” dhe vajza e rokerit Phil Collins, e ndanë lajmin e lumtur në rrjetin social Instagram me një fotografi mahnitëse nga dita e madhe, me të e cila shkëlqente.