Botë e Çuditshme

Lodheni duke shkuar çdo ditë në palestër për të patur muskuj barku?! I riu nga Britania e Madhe i bën tatuazh ato!

Një djalë në Britaninë e Madhe donte të kishte muskuj barku brenda pak ditësh pa mbajtur dietë apo pa shkuar në palestër. I riu, i cili donte të mbetej anonim, iu drejtua një prej tatuazhistëve më të njohur në Mançester, Dean Gunther, i cili vizatoi një “breshkë” perfekte në bark, për të cilën u deshën dy ditë për të përfunduar tatuazhin.

Djali, në pamundësi për të humbur peshë, vendosi të dizajnonte një fizik skulpturor, duke shmangur kështu sportet dhe dietën e rreptë. Tatuazhisti tha se:

Ai vendosi për një tatuazh të veçantë, duke mundur të shijonte birrën dhe ushqimin e mirë. Unë isha i emocionuar që ta bëja këtë tatuazh sepse kisha parë dikë ta bënte atë më parë, por nuk dukej realiste dhe ishte skica të thjeshta të zeza. Kështu, vendosa të marr përsipër këtë sfidë dhe ta bëj krejtësisht ndryshe. Ishte një nga kërkesat e mia më të pazakonta.