Kim Kardashian ka thyer më në fund një nga rregullat e saj të pathyeshme: të mos bëjë kurrë tatuazh. Sipërmarrësja 44-vjeçare, e njohur për shprehjen e saj se “kurrë nuk duhet të vësh një ngjitës mbi një Bentley”, ka zbuluar se ka realizuar një tatuazh të vogël të fshehur.
Gjatë një interviste në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, Kardashian e konfirmoi lajmin dhe tregoi se tatuazhin e kishte bërë në vitin 2021, për të festuar debutimin e saj si moderatore në “Saturday Night Live”.
Ajo ngriti buzën e poshtme dhe zbuloi një shenjë të vogël pafundësie të vendosur brenda gojës.
E bëra që të mos e shihte askush dhe e realizova bashkë me shoqet e mia
-tha Kim, duke shtuar se procedura nuk i ishte dukur aspak e dhimbshme.
Kam një prag shumë të lartë dhimbjeje.
Megjithatë, Kardashian pranoi se shpesh e harron ekzistencën e tatuazhit.
Ndonjëherë kur përdor fillin dentar, shoh diçka të errët dhe them: ‘O Zot, çfarë është kjo’, pastaj kujtohem
-tregoi ajo duke qeshur.
Ky nuk është zbulimi i parë për tatuazhin. Në nëntor 2023, gjatë një episodi të “The Kardashians”, teksa parukieri Chris Appleton po i rregullonte flokët, Kim iu drejtua kamerës dhe surprizoi publikun me fjalët:
Djem, ka diçka që nuk e dini për mua
-duke treguar për herë të parë shenjën e fshehur.