Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Lourdes Leon, vajza e Madonna-s bëhet pjesë e markës së famshme!

Lourdes Leon është vajza e këngëtares me famë botërore Madonna, e cila mesa duket po i arrin vetë majat e suksesit. Balerina, aktorja dhe modelja 24-vjeçare ka arritur që të marrë pjesë në një sërë fushatash të modës, përfshirë një paraqitje të fundit që ajo bëri për kopertinën e ‘Vogue’. Tani, ajo është ylli i fushatës së ardhshme të Swarovski Collection II.

Në fotografinë e re ajo shfaqet e veshur me një palë xhinse me brez të ulët dhe me një bluzë jeshile të lidhur rreth qafës, por ajo çka bie në sy është varësja e saj elegante e gjatë, zinxhiri tek barku si dhe unazat e Swarovski-t. Modelja tashmë ka bërë emër në fushën e modelingu-t dhe kjo është një mundësi shumë e mirë që i ka hapur plotësisht derën Leon, për të vazhduar ndërtimin e karrierës së saj tashmë të suksesshme në këtë fushë.

Lourdes Leon in a scarf top and jeans

Marka e bizhuterive të çmuara “Swarovski” tha në një deklaratë për shtyp se:

Koleksioni është vendosur të shërbejë si një platformë për përfaqësimin e njerëzve nga të gjitha kulturat dhe orientimet.

Fushata e saj për “Swarovski” vjen menjëherë pasi ajo u bashkua me shtatë modele të tjera në kopertinën e Vogue për muajin shtator 2021. Ajo nuk është e huaj për të shërbyer si fytyrë e markave të modës, pasi ishte modele edhe në fushatën e Marc Jacobs në pranverën e shkuar, gjithashtu në muajin dhjetor ajo pozoi së bashku me Ashley Graham për ‘Parade Underwear’.

Modelja 24-vjeçare është shprehur se pavarësisht famës së Madonna-s ajo asnjëhërë nuk ka dashur të mbështetet për këtë gjë tek mamaja e saj, gjithashtu ajo ka treguar për ‘Vogue’ se e ka paguar vetë kolegjin e saj dhe se tani jeton në Bushwick. Ajo shtoi se:

Njerëzit mendojnë se jam ky fëmijë i pasur pa talent të cilit i është mundësuar gjithçka, por unë nuk jam.