Celebrities Film & Tv

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari zbulojnë momentin se si kanë marrë ftesën për të qenë çift në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”!

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur më datë 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

E që nga ajo ditë, filmi më i komentuar dhe më i shumëpritur nga publiku nuk ndalet. Por përveç produktit final, kurioziteti është gjithashtu shumë i madh dhe për prapaskenat e filmit, xhirimet, momentet e vështira apo të bukura të kastit gjatë realizimit të “Në kuadër të dashurisë”, apo dhe marrëdhëniet mes tyre.

“Në Kuadër të  Xhirimeve” sigurisht që zbuloi detaje, ndjenja, emocione dhe momente ekskluzive nga i gjithë kasti.

Olta Gixhari: Sapo mbarova eksperiencën time sfilitëse në shtëpinë më të famshme në Shqipëri më vjen një telefonatë nga Ledioni dhe më thotë: “Dua të të takoj në zyrë”. Më tha që kam një film, një skenar shumë të mirë dhe një rol të shkruar për ty, dua ta lexosh dhe dua të më thuash po. 

Luiz Ejlli: Isha akoma me emocionet e Big Brother-it kur dola dhe më mori Ledioni, e takova. Më dha para skenarin, projektin dhe më tha: “Do jesh në film”

Olta Gixhari: Unë jam në profesionin tim këtu dhe jam në terrenin tim më të sigurt dhe më të dashur për mua. U gëzova akoma më shumë që pas një eksperience si ajo që kalova direkt hapi tjetër do të ishte filmi. 

Luiz Ejlli: Unë i thashë Ledionit: “Unë në film?!” duke qeshur i thashë do bëj kolonën zanore, ai më tha që do jesh aktor kryesor pra protagonist. Duke mos më parë në sy sepse po shikonte letrat mbi tavolinë më tha “Do të jesh bashkëshorti i Oltës”. Kur më tha që e kam seriozisht më tregoi skenarin dhe ishte i gjithë kasti, 90% ishte sepse akoma disa elementë nuk ishin vendosur.