Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Luiz Ejlli komenton rreth çiftit të “BB” Olsi-Noçe, reagon Olta Gixhari: “Mos përmend emra…”!

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Gjatë një bisede me banorët gjatë ditës së djeshme, Luizi ka vendosur të përmendë dy nga ish-banorët më të famshëm në shtëpinë e Big Brother Albania Noçen dhe Olsin. Ky i fundit ka patur një lidhje dashurie në të shkuarën me Olta Gixharin. Nuk dihet nëse ka qenë provokim ose diçka e qëllimshme. Ata kanë folur rreth faktit se çifti mund të kenë kryer apo jo marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë. Biseda ka vijuar si më poshtë:

Luiz: E ka pas bërë Noçja me Olsin.

Olta: Shhhhh!

Luiz: Që e kanë bërë publike.

Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë.

Tea: Mua ma ka thënë dikush që ka qenë këtu, që ai e ka bërë.

Luiz: Kur?

Tea: Nuk e di çfarë Big Brother-i është.

Olta: Mos përmendni emra. Është histori pak e rëndë.