Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Çfarë kanë të përbashkët Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV”?!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pas zhvillimit të lojës së inteligjencës pak ditë më parë në shtëpi ku fituese u shpall Deamishel, Vëllai i Madh kishte dërguar një zarf të kuq për të. Teksa ndodhej në “Dhomën e Surprizave” dhe lexoi zafrin, Deamishel çoi në një nominim direkt tre banorë. Ata ishin Luizi, Kiara dhe Efi. Pas votimit nga publiku ishte Efi banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri edhe pse shikohej si një lojtare e fortë.

Edhe pse Efi ka dalë nga shtëpia, ajo ka ptur mjaft mbështetje nga fansat e saj dhe të grupit “LEK”, përbërë nga Luizi, Kiara dhe vetë Efi. Ajo çka vihet re është se ata janë mjaft aktiv në rrjete sociale. Një gjë e përbashkët midis dy konkurrentëve është se momentalisht kanë arritur të grumbullojnë të njëjtin numër ndjekësish në profilin e tyre personal në Instagram, duke numëruar secili 418K ndjekës. Gjithsesi pritet që numri të ndryshojë duke qenë se këto dy figura janë simpatizuar mjaft nga publiku kombëtar dhe jo vetëm.