Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli tregon arsyen pse nëna e tij nuk ishte në dasmën e organizuar në finalen e madhe!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Mbrëmjen e djeshme në Post “BBV2”, Luiz Ejlli ka treguar përsëri arsyen se përse nëna e tij nuk ishte pjesë e dasmës së tij me Kiarën natën e finales së madhe. Luizi tregoi se nëna e tij nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të operohet dhe për këtë arsye ajo ka munguar atë mbrëmje.

Nëna është pa terezi dhe do operohet. Nuk ka mundur të vijë. Por kjo ishte arsyeja e vetme. Prandaj jam nisur në 6 për Shkodër sepse e pashë që ishte keq. Kam shkuar në Shkodër në mëngjes…

Së fundmi disa foto kanë qarkulluar në rrjete sociale, ku një Instagram me emrin e shoqes së Luizit, Jurgenës, me të cilin Luizi ka pranuar se ka pasur një njohje jashtë, e cila ka qenë personi që menaxhoi prej kohësh Instagramin e tij ka postuar disa foto nga një hotel në Gjakovë, ku ndodhej edhe Luizi. Në një postim gjithashtu ka shkruar se do sqaroj disa gjëra dhe me aq sa është kuptuar nga fotot duket sikur është në shoqërinë e Luizit. Nuk dihet nëse këto janë të vërteta, por dihet se fotot kanë qarkulluar kudo.