Celebrities Gossip Showbiz

Mamaja e Luizit ndodhet në Shqipëri, a do ta takojë Kiara tani që doli nga “BBV2”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme nga një televotim për finalistin e dytë mes Kiarës, Efit, Bledit dhe Qetsorit, finalisti i dytë i këtij edicioni u zgjodh Efi dhe për këtë të rikthyerit Kiara dhe Bledi u eleminuan. Pas propozimit për martesë nga Luiz Ejlli dhe pas daljes nga shtëpia, Kiara nuk mund t’i shpëtonte një interviste për Fan Club Vip 2. Meqë nëna e Luizit ka ardhur në Shqipëri, a do ta takojë Kiara përpara se Luizi të jetë jashtë shtëpisë së “BBV2”?

Kiara: Normal që do ta takoj

Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Luiz dhe Dea Mishel shkuan në televotim kokë më kokë për të zgjedhur finalistin e parë të BBV2. Mes tyre publiku vendosi që finalisti i parë i këtij edicioni të jetë Luizi.