Celebrities Gossip Showbiz

Ndahet çifti, Kiara Tito dhe Bledi Mane eleminohen nga “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Për shkak se Qetsori ishte lideri i shtëpisë, Vëllai i Madh i dha mundësinë të ishte mes dy zgjedhjeve. E para ishte t’i bashkohej 3 të nominuarve Efit, Kiarës dhe Bledit për një televotim se kush do të jetë finalisti i dytë. E dyta ishte që t’i bashkohej 3 të nominuarve për një televotim eleminimesh. Qetsori zgjodhi opsionin e parë dhe mbrëmjen e sotme publiku vendosi që Efi të ishte finalistja e dytë. E për shkak të kësaj Kiara dhe Bledi janë eleminuar nga shtëpia e “BBV2”.

Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Të martën pasi të gjithë banorët e shtëpisë në dhomën e rrëfimit dhanë 2 emra për finalistin e parë të BBV, Luiz dhe Dea Mishel morën më shumë vota dhe shkuan në televotim kokë më kokë për të zgjedhur finalistin e parë të BBV2. Mes tyre publiku ka vendosur që finalisti i parë i këtij edicioni të jetë Luizi.