Sport

Manchester United merr vendim për Marcus Rashford mes interesimit të PSG-së!

Me raportimet e fundit për interesimin e Paris Saint-Germain për Marcus Rashford, Manchester United thuhet se e ka bërë të qartë se nuk ka plane të shesë anësorin e tyre. Gjigantët francezë thuhet se po e shikojnë anglezin si një zëvendësues të mundshëm të Kylian Mbappes, i cili ka qenë i lidhur fort me një kalim te Real Madrid. Sipas Fichajes.net, Manchester United nuk është i gatshëm të pranojë asnjë ofertë për Rashford. Kjo mund të jetë një surprizë pasi anësori ka arritur të shënojë vetëm pesë gola në 31 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Shfaqjet e tij janë vënë nën vëzhgim të vazhdueshëm. Megjithatë, United ka zgjedhur të qëndrojë në krah të Rashford, i cili filloi karrierën e tij në Old Trafford pas kalimit nga akademia e tyre. Klubi beson se 26-vjeçari do të rikthehet dhe do të gjejë përsëri formën e tij më të mirë.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, ylli i njohur i “Onlyfans”, Sky Bri, i shokoi të gjitha mediat përpara disa muajsh, ku ajo pranoi se shumë futbollistë të Junajtid i shkruanin mesazhe dhe i dërgonin foto. Së fundmi, ajo ka zbuluar një nga këta lojtarë, duke publikuar dhe mesazhin e tij. Bëhet fjalë për Marcus Rashford, ylli i Anglisë dhe Manchester Junajtid. Gjithsesi mesazhi i anglezit nuk ishte shumë flirtues, por vetëm një figurë.
Kjo gjë i shokoi akoma dhe më shumë fansat, me 24-vjeçaren që konfirmoi se deklarata e saj e disa kohëve më parë ishte e vërtetë. “Ai është ‘hot’, do të dilja me të, por diçka më thotë se i humba të gjitha shanset pas kësaj”, shkruante Bri.