Showbiz

Mariah Carey flet për sjelljet negative të Ellen DeGeneres: “Më detyroi të pija alkool gjatë shtatzënisë në emisionin e saj”

Teksa Ellen DeGeneres ka hequr dorë nga drejtimi i emisionit të njohur “The Ellen Show”, akuzat drejt saj sa vijnë e shtohen. Së fundmi në ndihmë të stafit të emisionit kanë ardhur edhe deklaratat nga personazhe të famshëm.

Mariah Carey e cila ka qenë e ftuar 5 herë përgjatë viteve në “The Ellen Show” ka dhënë një intervistë ku ka treguar për eksperiencat e saj të këqija me Ellen.

“Isha e ftuar në vitin 2008 tek Ellen dhe ajo krejt papritur nisi të flasë për shtatzëninë time për të cilën askush nuk ishte në dijeni. Ajo më kërkoi të pija live në emision një gotë me shampanjë për të vërtetuar nëse unë isha apo jo në pritje të një fëmije. Nuk isha gati të flisja publikisht për këtë gjë kaq delikate për shkak se kisha kaluar një abort më parë. Ishte një ndër situatat më të sikletshme që kisha kaluar” -tha Mariah gjatë intervistës duke shokuar të gjithë.