Këngëtarja Mariah Carey ka vendosur të japë një koment për thashethemet që qarkullojnë prej vitesh për një supozuar konflikt me reperin Eminem.
Ajo e bëri këtë të mërkurën gjatë emisionit “Watch What Happens Live”, ku promovonte albumin e saj të ri “Here for It All”.
Moderatori Andy Cohen e pyeti drejtpërdrejt nëse mosmarrëveshja kishte nisur për shkak të kërkesës së Eminem që Carey të luante rolin e Stephanie Smith në filmin e tij autobiografik të vitit 2002, “8 Mile”, një karakter i frymëzuar nga nëna e reperit. Carey u përgjigj me kujdes:
Sa kam dëgjuar, ka pak të vërtetë në atë. Por nuk mendoj se ai, në të vërtetë, po, kush e di kush iu afrua kujt i pari.
Kur Cohen kërkoi më shumë detaje, Carey shtoi:
Varet çfarë mendon ai. Sinqerisht, nuk më intereson. Çfarëdo që të ketë thënë, okej, kjo jam unë.
Roli i Stephanie Smith përfundimisht i shkoi aktores Kim Basinger. Filmi “8 Mile”, me pjesëmarrjen edhe të Brittany Murphy dhe Mekhi Phifer, u prit me sukses kritik dhe komercial, duke fituar 242 milionë dollarë globalisht, ndërsa kënga “Lose Yourself” e Eminem fitoi një Oscar në vitin 2003.
Kjo duket të jetë hera e parë që Carey ka komentuar publikisht për këtë çështje. Megjithatë, producenti muzikor Damion Damizza Young, i cili punoi në albumin “Rainbow” të vitit 1999, ka pretenduar në TFU Podcast se ishte ai që i prezantoi Carey dhe Eminem dhe konfirmoi thashethemet për një lidhje të shkurtër romantike mes tyre.
Ai shtoi se kërkesa e Eminem që Carey të luante rolin e nënës së tij e shqetësoi këngëtaren, pasi ajo ishte vetëm katër vjet më e madhe se reperi, dhe kjo kishte aktivizuar pasiguri tek ajo.