Auto & Moto

Mazda sjell makinën e re sportive, Iconic SP!

Në panairin Japan Mobility Show të organizuar në Tokio të Japonisë, Mazda prezantoi modelin Iconic SP. Iconic SP është një koncept kompakt i makinës sportive i krijuar për t’iu përshtatur një epoke të re dhe tregon përkushtimin e vazhdueshëm të kompanisë për të krijuar produkte që përmbushin dashurinë e klientëve për makinat.

Falë ndërtimit të tij, Iconic SP ka një qendër graviteti jashtëzakonisht të ulët, e cila ofron karakteristika unike për një makinë sportive. Përmasat e tij ideale bëhen të mundura falë kapakut të ulur të motorit, që është arritur duke instaluar një motor të lehtë dhe kompakt në qendër të makinës.

Ideja e një sistemi të makinës elektrike me dy motorë, është shumë i ndryshëm nga përdorimet e mëparshme të këtij lloji. Iconic SP ka dimensione (gjatësia/gjerësia/lartësia) 4180/1850/1150 mm. Kjo makinë sportive peshon 1450 kilogramë dhe prodhon 370 kuaj-fuqi.