Celebrities Gossip Showbiz

Mbi 100 ditë izolimi, momente gazmore nga aventura e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Me rastin e kalimit të mbi 100 ditëve brend në shtëpi të banorëve që kanë qenë pjesë prej fillimit të edicionit, produksioni ka realizuar një klip me momentet më gazmore të banorëve gjatë këtyre ditëve.

Romeo  dhe Heidi janë surprizuar mbrëmë nga Vëllai i Madh pasi i ka dërguar në një suitë. E teksa Romeo nuk ishte në suitë, Egla ka shkuar pranë Heidit ku i tha se ‘partneri i saj është më i tërhequr nga Julian Deda se sa nga ajo’. Kjo për shkak se Romeo e la vetëm në suitë Heidin dhe u largua për të debatuar me Julin në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndërsa kjo gjë e ka mërzitur shumë të dashurën e tij.