Bota

“Mbretëresha ka vdekur muaj më parë dhe u zëvëndësua nga një hologram’?! Nuk kanë të sosur teoritë konspiracioniste në rrjet!

Konspiracionistët pretendojnë se Mbretëresha Elizabeth vdiq muaj më parë dhe u zëvendësua nga një hologram në daljet publike. Këto pretendime kanë dalë nga të ashtuquajturit besimtarë të QAnon, përfshirë sugjerimin se monarkja e ndjerë u vra si pjesë e një plani më të gjerë.

Komuniteti në internet që josh fanatikët e krahut të djathtë me bazë kryesisht në SHBA, ka shpërthyer me ide që nga vdekja e Elizabeth II më 8 shtator. Vetëm dy ditë më parë, Mbretëresha u fotografua duke mirëpritur kryeministren e re Liz Truss në Kështjellën Balmoral në Aberdeenshire, Skoci.

Sipas këtyre pretendimeve, Truss u fotografua duke shtrënguar duart thjesht me një hologram të Mbretëreshës. Koha e njoftimit të vdekjes së 96-vjeçares është konsideruar gjithashtu si e fshehtë pasi 8 shtatori 2022 me sa duket perkon me vitin 1776, ditën që nga shfaqja e parë e QAnon.

Natyrisht, viti 1776 është thelbësor për lëvizjen e komplotit, pasi ishte viti kur Shtetet e Bashkuara fituan pavarësinë nga kurora britanike. Të apasionuarit e QAnon The Patriot Voice kanë sugjeruar se Mbretëresha Elizabeth II mund të jetë vrarë si pjesë e një plani që është zbatuar fshehurazi prej vitesh.