Bota Botë e Çuditshme Food & Drink

McDonald’s mbyll bizneset në Rusi, i riu merr masat e nevojshme dhe bëhet viral në rrjet!

Kompania amerikane e ushqimit të shpejtë McDonald’s po mbyll 850 bizneset e saj në Rusi, deri në një njoftim tjëtër, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Kompania ndërkaq njoftoi se:

Të gjitha dyqanet në Rusi do të mbyllen përkohësisht, por pagat e rreth 62,000 punonjësve vendas do të vazhdojnë të paguhen.

Dhe jo vetëm McDonald’s. Starbucks, Coca-Cola, PepsiCo dhe General Electric, markat e kudogjendura globale dhe simbolet e korporatave amerikane njoftuan se po pezullonin përkohësisht biznesin e tyre në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Thënë kjo, një foto e frigoriferit të një qytetari, e cila supozohet se është bërë në Rusi pas njoftimit se McDonald’s aktualisht po pezullon biznesin në atë vend për shkak të agresionin në Ukrainë, po bëhet virale në rrjetet sociale. Sipas mediave të huaja, pka qenë një përdorues i platformës “Reddit” që postoi një foto të frigoriferit të një shokut të tij me mbishkrimin:

McDonald’s po mbyllet përgjithmonë, kështu që këto janë rezervat e mikut tim.

Ai shprehet se janë të paktën 50 hamburgerë të kompanisë amerikane të ushqimit të shpejtë, ndërkohë që vështirë se ka vend për ushqime të tjera. CEO i McDonald’s, Chris Kempczinski në një e-mail drejtuar punonjësve, i cili u publikua në internet tha se:

Pavarësisht se McDonald’s u ka shërbyer miliona klientëve rusë çdo ditë për më shumë se 30 vjet, kompania nuk mund të injorojë vuajtjet e panevojshme njerëzore në Ukrainë. Vlerat tona nënkuptojnë se ne nuk mund të injorojmë vuajtjet e panevojshme njerëzore që shpalosen në Ukrainë. Situata është jashtëzakonisht sfiduese për një markë globale si e jona dhe ka shumë konsiderata.

McDonald’s ka marrë goditjen më të madhe financiare. Ndryshe nga Starbucks dhe kompanitë e tjera të ushqimit të shpejtë si KFC dhe Pizza Hut, McDonald’s zotëron 84% të dyqaneve të saj ruse. McDonald’s gjithashtu ka mbyllur përkohësisht 108 restorante që zotëron në Ukrainë dhe vazhdon t’i paguajë këta punonjës.