Politikë

Me 81% të votave, Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD-së

Ka dalë rezultati zyrtar i votimit në Partinë Demokratike për kreun e ri të saj. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Selinë Blu, Jemin Gjana deklaroi se votoi 54.5% e anëtarësisë.

Zyrtarisht Lulzim Basha fiton me 81% të votave, ndërsa Agron Shehaj renditet i dyti me 6 mijw e 38 vota. Më pas renditja vijon me Edit Harxhin dhe Fatbardh Kadillin. Me këtë rezultat, Lulzim Basha do të jetë sërish në krye të PD-së për një mandat tjetër 4 vjeçar.

Jemin Gjana njoftoi pak më parë se në zgjedhjet e PD kanë marrë pjesë 41.100 ose 54.5% e të gjithë anëtarësisë. Vota të vlefshme 40.074.

Kanë votuar: 41100

Në përqindje: 54.7%

40674 vota të vlefshme

Kadilli: 763 vota

Harxhi: 991 vota

Shehaj: 6038 vota

Basha 32882 vota ose 81% 

Procesi i detajuar

Në Fier, kanë votuar 1.185 anëtarë, nga 3.400 gjithsej. Lulzim Basha numëron 1025 vota, Agron Shehaj 167, Fatbardh Kadilli 22 dhe Edith Harxhi 13 vota. 7 fletë votimi kanë dalë të pavlefshme.

Përfundon procesi i numërimit në qarkun e Beratit, ku Basha kryeson me 1281 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj, me 486 vota, Edith Harxhi 40 vota dhe i fundit, me 39 vota, renditet Fatbardh Kadilli.

Në qytetin e Beratit, ka fituar Lulzim Basha, me 376 vota. Agron Shehaj numëron 233 vota, Edith Harxhi 25 vota dhe Fatbardh Kadilli 18 vota.

Në bashkinë e Dimalit, kanë votuar 578 demokratë. Lulzim Basha ka siguruar 516 vota, Agron Shehaj 55 vota, Fatbardh Kadilli 6 vota dhe Edith Harxhi 1 votë.

Në Kuçovë kanë votuar 395 zgjedhës. Lulzim Basha numëron 221 vota, Agron Shehaj 155 vota dhe nga 6 vota për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin.

Në Poliçan, kanë votuar 131 persona. Lulzim Basha ka marrë 99 vota, Agron Shehaj 17 vota, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, nga 3 vota secili.

Në Skrapar kanë votuar 92 demokratë, nga të cilët 69 kanë zgjedhur Lulzim Bashën, 17 Agron Shehajn, 4 Fatbardh Kadillin dhe 2 Edith Harxhin.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Kolonjë, ku kanë votuar 244 nga 287 qytetarë me të drejtë vote.
Në qytetin juglindor, kryeson kryetari aktual Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka siguruar 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.

Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq, ku gjithsej kanë votuar 517 demokratë.
Lulzim Basha ka siguruar 411 vota, Agron Shehaj 90, Fatbardh Kadilli 8 dhe Edith Harxhi 7 vota. Ndërkohë, 1 votë është vlerësuar e pavlefshme.

Ndërkohë, rezultatet janë ndryshe në Selenicë të Vlorës, ku ka fituar Agron Shehaj, me 119 vota. Kandidati Shehaj ndiqet nga Lulzim Basha, me 102 vota. Dy kandidatët e tjerë, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, kanë mundur të sigurojnë vetëm nga një votë.

Në Gjirokastër, ka fituar Lulzim Basha, me 247 vota. Agron Shehaj ka marrë 127 vota, Edith Harxhi 21, ndërsa Fatbardh Kadilli 11 vota.

Në Përmet janë numëruar 147 vota për Lulzim Bashën, 32 për Agron Shehajn dhe nga 24 vota për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin.

Në Këlcyrë, Lulzim Basha ka fituar me 114 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 62 vota. Fatbardh Kadilli ka marrë 6 vota, ndërsa Edith Harxhi 2 vota.

Në Tepelenë, Lulzim Basha kryeson me 96 vota. Agron Shehaj numëron 46 vota, Edith Harxhi 5 vota dhe Fatbardh Kadilli 3 vota.

Në Memaliaj, Lulzim Basha ka marrë 177 vota, Agron Shehaj 46 vota. Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë siguruar 2 vota secili, në këtë qytet.

Në Delvinë, kanë votuar 295 demokratë. Lulzim Basha ka fituar me 205 vota. Agron Shehaj ka marrë 57 vota, Edith Harxhi 29 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli 4 vota.

Edhe në Vlorë, Lulzim Basha kryeson bindshëm, duke grumbulluar 1057 vota. Demokratët vlonjat i kanë dhënë 666 vota Agron Shehajt, 83 vota Edith Harxhit dhe 50 vota Fatbardh Kadillit.

Demokratët iu drejtuan qendrave të votimit në qytetet e tyre, që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm, për të zgjedhur kryetarin e ri të së djathtës, mes katër kandidatëve në garë: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, që ishte i parë që shpalli kandidaturën e tij, pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, që e lanë Partinë Demokratike sërish në opozitë.