Aktualitet Politikë

Agron Shehaj përplaset me Gardën në Kuvend, nuk lejohet të hyjë në seancë!

Deputeti Agron Shehaj i partisë “Mundësia” u përplas me punonjësit e Gardës së Republikës që ndërhynë për të mos e lejuar të hynte në sallë, pasi ndaj tij ka një masë përjashtimi nga seanca e mëparshme.

Por, Shehaj pretendoi se afati i përjashtimit i ka skaduar më 21 korrik, çka nuk është pranuar dhe ai vijoi të qëndronte në hollin e parlamentit ndërsa jashtë protestohet e shënohen momente tensioni. Për të shpërndarë turmat, blutë përdorën gaz lotsjellës e ujë.

Protestuesit hodhën vezë, shishe uji e domate. Ndërkaq, seanca plenare nisi pak pas orës 10:30, me rreth 30 minuta vonesë.