Fero, vijon të krijojë zhurmë në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të postimeve të shpeshta që bën në lidhje me shndërrimin e tij nga një reper në një musliman të devotshëm. Rreth dy javë më parë, Fero iu bëri me dije të gjithë ndjekësit e tij se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika, për t’ju dedikuar fesë islame.
Pas daljes së Feros nga burgu dhe përfshirjes së tij në fenë islame për disa kohë ‘drama’ e madhe mes tij dhe Arbenitës u qetësua dhe të gjithë menduan se ata e kishin rregulluar marrëdhënien e tyre. Por mesa duket nuk është kështu, pasi ata kanë treguar nëpërmjet disa postimeve se nuk janë më bashkë. E së fundmi Fero ka bërë një postim në Instagram një video ku një luan ledhaton luaneshën e tij ka treguar se gjatë lidhjes së tij me Arbenitën e ka trajtuar në të njëjtën mënyrë.
Unë kur isha me Arbenitën
Së fundmi ish-reperi ka publikuar një shkrim ku thuhet se femra që vishen në mënyrë provokuese tërheqin djallin. Ky postim i Feros ka ngjallur reagime pasi ish-bashkëshortja e tij është një modele dhe shpesh herë pozon me veshje tepër provokuese.