Celebrities Gossip Showbiz

“Më ka hedhur kunja pafund, jam përtypur”, Xheisara shpreh pakënaqësi ndaj Einxhel!

Para një jave kanë hyrë plot pesë banorë të rinj në shtëpinë e “Big Brother VIP” të cilët janë: koreografi i njohur Tan Brama, Xheisara këngëtare, Egzona Rafuna moderatore e njohur në Kosovë, koreografi Eltion Merja dhe tenisti shqiptar Arbër Sulstarova. Hyrjet e reja në shtëpi nuk kanë shkaktuar pak trazira apo ngacmime.

Një ndër to ka qenë dhe Xheisara, e cila duket se ‘nuk po gjen paqe’ me Einxhel. Vajzat patën dhe një moment debati gjatë Prime-t të kaluar, ku Einxhel u shpreh se nuk e di se çfarë kërkon Xheisara pasi ajo nuk mund ta trajtoj si mysafire, ndërkohë që ka të drejtë nominimi.

Kemi qenë shumë okej që kur ka ardhur. Nëse kanë pritur t’i pres me petale apo t’i jap gotën e ujit e kanë gabim, nuk i konsideroj mysafir, por banorë, sepse na nominuan.

Xheisara e ka shprehur sërish pakënaqësinë ndaj sjelljes së Einxhel gjatë një bisede me Eltonin dhe Tanin, duke u shprehur se priste që ajo të ishte më suportuese.

Në rastin konkret në muhabetin me Einxhel, realisht e kam menduar nga jashtë që do të ishte më suportuese. Kam ardhur brenda dhe kam parë që është shumë e përfshirë në lojë. E kam duruar për një javë duke më hedhur kunja lart e poshtë, sepse më ka hedhur kunja pafund. Jam përtypur. Meqë doli, reagova. Po mos të kishte dalë, nuk do të kisha reaguar. Nuk bie pre e provokimeve të këtyre unë.

Xheisara është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare. Ajo ka marrë pjesë në disa prej festivaleve më me emër në Shqipëri si dhe ka bërë një sërë bashkëpunimesh me artistë të tjerë shqiptarë dhe jo vetëm.

Një pjesë prej jush mund të mos e kujtojnë dot këngëtaren, por Xheisara ka marrë pjesë dhe në talent show-n “The Voice Of Albania”.