Celebrities Gossip Showbiz

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës ka parë drejtpërdrejt funeralin e mbretëreshës Elizabeth!

Së fundmi BBC-ja ka raportuar se funerali i mbretëreshës Elizabeth është parë nga 63.2% e popullsisë së botës. Sipas raportimit, kjo është ngjarja e vetme e një rëndësie të tillë që është transmetuar drejtpërdrejtë. Në Pallatin Windsor u mbajt ceremonia përmbyllëse e varrimit të mbretëreshës. Elizabeth ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në histori.

Njerëzit qëndruan me orë të tëra në radhë e të lodhur, por me dëshirën e madhe për t’i dhënë lamtumirën monarkes. Turma ishte e larmishme po qëllimi i tyre ishte një, për t’i bërë nderime mbretëreshës së ndjerë. Qytetarët pritën më orë të tëra për të parë të kalonte kortezhi me arkëmortin e monarkes së ndjerë. Një ceremoni pompoze, me momente solemne, homazhe, procesione ushtarake, ekrane të mëdhenj për të transmetuar në kohë reale atë që ndodhi në prani të liderëve të shteteve e përfaqësuesve nga familjet mbretërore në Europë.

E vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kostove të funeralit për një organizim të përmasave të tilla dhe që në Britaninë e Madhe nuk shihet në rreth 60 vjet kur ndërroi jetë kryeministri Winston Churchill. Por, flitet për miliona paund dhe kush i jep janë taksapaguesit britanikë. Për një homazh të denjë gruas e cila mbretëroi për mbi 70 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, nuk mundej të mos zhvillohej një event faraonik. Nuk ka dyshime se shifrat kapërcejnë 4 milion paundët e shpenzuar për funeralin e Princeshë Dianës në vitin 1997 apo 5 milionët kur u nda nga jeta Nëna Mbretëreshë, 20 vjet më parë.