Celebrities Gossip Showbiz

Meadow Walker në hapat e të atit, Paul Walker…

Meadow Walker iu bashkua familjes së “Fast & Furious” në tapetin e kuq për premierën e “F9”, duke nxitur thashethemet se do t’i bashkohet kastit të aktorëve, për të mbajtur kështu gjallë kujtimin e babait të saj.

22-vjeçarja parakaloi në tapetin e kuq në premierën e filmit “F9” ditën e premte në datën 18 qershor, më shumë se shtatë vite pasi babai i saj, Paul Walker, humbi jetën në në aksident në moshën 40-vjeçare. Në atë periudhë, familja e tij në film ndaloi xhirimet për filmin “Fast & Furious 7” për rreth pesë muaj për të mbajtur zi për mikun e tyre. Ditën e djeshme, Meadow bëri edhe një postim në Instagram ku shkruhej si më poshtë.

Le të shkojmë.

Ajo dhe vëllai i Paul, Cody, ishin vazhdimisht në xhirimet e “F9” për t’u siguruar që trashëgimia e tij do të përfshihet. Meadow e ka ruajtur gjithnjë trashëgiminë e tij përmes “Fondacionit të Paul Walker” dhe me rrjetet sociale gjithashtu. Vitin e kaluar në ditën përkujtimore të tij ajo shkroi në Instagram.

Një ditë pa kuptim për t’u kujtuar në trishtim. Festimi i sotëm është për dashurinë dhe lumturinë që ti i solle botës. Kjo është një foto me mikun tim më të mirë dhe unë teksa dremis.

Më parë, ajo ka marrë pjesë në premierën botërorë të “Fast & Furious: Spy Racers” në vitin 2019, duke u ulur në teatër ngjitur me Vin Diesel dhe vajzën e tij, Similce.

Asgjë s’është konfirmuar ende, por prania e Meadow Walker në tapetin e kuq sigurisht që i nxit edhe më shumë aludimet. Me siguri, të gjithë fansat e Paul janë shumë të lumtur që vajza e tij po ndjek hapat e të atit.