Celebrities Fashion Showbiz

Megan Fox bashkëpunon me markën e njohur të veshjeve për një qëllim të vetëm!

Bashkëpunimi i yllit të njohur Megan Fox me markën e veshjeve ‘Boohoo’ mesa duket është pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe kjo për arsyen e vetme se duke shfaqur një gamë prej mbi 40 stileve seksi të veshjeve, të blera dhe që faqja e markës i përshkruan si një përfaqësim të sensualitetit femëror. Duke filluar nga çmimet nga 12 deri në 120 dollarë, koleksioni varion nga bluzat apo kanatieret ‘crop-top’ dhe fustanet me modele shumë unike deri tek xhaketat e mëdha dhe pantallonat.

Ylli i “Jennifer’s Body” bashkoi forcat me stilisten e saj Maeve Reilly në linjë, duke i thënë ‘People’ se:

Disa nga pjesët janë gjëra që ne tashmë i kishim zgjedhur për t’i veshur në thelb, por me stilistë të ndryshëm.

Disa modele, në fakt, duken sikur janë marrë dhe huazuar direkt nga dollapi i Fox, duke përfshirë një pallto prej lëkure artificiale me vlerë 110 dollarë të ngjashme me disa pallto të para të veshura dhe më parë nga ajo dhe një xhaketë sportive të kuqe e cila kushton 70 dollarë që i ngjan stilit të saj të kuq pak a shumë si i ditëlindjes.

Mesa duket ndikim ka pasur edhe i dashuri i saj Machine Gun Kelly, të cilin Fox e ka cilësuar dhe vlerësuar më parë për frymëzimin e saj për të rritur stilin e saj. Në një video që promovonte gamën e re të koleksionit për vjeshtë, Fox u pyet se çfarë do të thotë sensualiteti femëror për të. Ajo zgjodhi të përgjigjej duke thënë se:

Kjo është një pyetje interesante dhe njerëzit duhet të flasin për këtë në fakt. Unë mendoj se duhet të jetë qëllimi i të qenit feministe, qëllimi i të qenit një femër mbështetëse që t’i lejosh femrat të identifikojnë atë që u pëlqen, çfarë ndihet më mirë për to.

Në përputhje me temën e sensualitetit dhe fuqizimit, faqja e internetit e Boohoo i përshkruan modelet si rroba për të veshur dhe përdorur fuqinë tuaj dhe si pjesë që ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni si vetja juaj. Koleksioni është i disponueshëm për t’u blerë në boohoo.com.