Celebrities Gossip Music Showbiz

Megan Thee Stalion shkëlqen me performancën e saj në ceremoninë “Oscars 2022”!

Megan Thee Stallion doli në skenë për të interpretuar një këngë nga filmi fitues i “Oscars” “Encanto” të dielën në ceremoninë e 94-të vjetore që u mbajt në Los Angeles. Reperja 27-vjeçare nga Houston u bashkua me Becky G dhe Luis Fonsi ndërsa ata iu bashkuan kastit të “Encanto” për një interpretim të “We Don’t Talk About Bruno”.

“Encanto” fitoi çmimin “Oscari” për “Filmin e metrazhit të gjatë të animuar” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve që u rikthye në vendin e tij të rregullt të Teatrit Dolby në Hollywood, pasi u mbajt në Stacionin Union vitin e kaluar.
Megan ndërroi fustanin e saj blu nga stilisti indian “Gaurav Gupta” për performancën e saj dhe doli në skenë me një veshje të verdhë që ia theksonte këmbët, shkruan DailyMail. Anëtarët e kastit të “Encanto”, Adassa, Stephanie Beatriz, Mauro Castillo, Carolina Gaitan dhe Diane Guerrero performuan këngën së bashku me Megan, Becky dhe Luis.

Kjo ishte performanca e parë live e “We Don’t Talk About Bruno” shkruar nga Lin-Manuel Miranda, 42 vjeç, i cili ofroi këngë origjinale për filmin “Walt Disney Animation Studios”. Megan shtoi vargje origjinale rap në performancën që përfshinte referenca për shfaqjen e “Oscars 2022”. Performanca përfundoi me Becky-n dhe Luis-in duke kënduar teksa ishin në krahë me Meganin.

Ylli i “Encanto”, John Leguizamo, 57 vjeç, prezantoi këngën, e cila ka të bëjë me karakterin e tij misterioz.
“Do ta këndojnë atë këngën “Bruno”, të cilën nuk më kërkuan ta këndoja edhe pse jam Bruno. Jam i sigurt që e keni dëgjuar më parë këtë këngë. Është luajtur më shumë herë se ”Gëzuar ditëlindjen”, tha John. Ndërkohë është njoftuar e kaluar u njoftua se Megan do të luajë në filmin e parë muzikor nga kompania e prodhimit A24.