Celebrities Gossip Showbiz

Megi Pojani dhe Jurgen Bala rrëfejnë për eksperiencën e tyre në “Dancing With The Stars”!

“Pardon My French” ditën e sotme erdhi me episodin e parë për këtë sezon të ri dhe me të ftuar shumë specialë. Thënë kjo specialë, pasi për herë të parë në një dalje publike ishin të ftuar dy nga çiftet e spektaklit “Dancing With the Stars” që do të nisë në Top Channel për të folur më shumë mbi këtë eksperiencë.

Në pjesën e parë të programit ishte vetë një nga prezantueset, Elona Duro e cila është dhe një nga konkurrentet e ‘DWTS’ së bashku me partnerin e saj skenik, Anxhelon. Ndërsa në pjesën e dytë, Megi Pojani me balerinin Jurgen Bala.

Fillimisht Megi na tregoi se si i erdhi asaj ftesa për të qenë pjesë e spektaklit më të ri të kërcimit që do të nisë në Top Channel.

Kam marrë një ftesë nga Sara Hoxha, më ka shkruar në Instagram. Nuk kam qenë në Shqipëri dhe e nuhata, e dija që po përgatitej kjo gjë dhe pak a shumë e dija që kjo ishte oferta që do më bëhej. M’u desh të mendohesha, pak por edhe e dija. Doja shumë që të isha pjesë. ‘DWTS’ ka qenë një nga programet e mia të preferuara pasi më pëlqen shumë fakti që ka sfidë, ka garë dhe fakti që njerëzit gjithmonë më kanë parë në këtë pozicionin e një vajze ‘au iu’, asnjëherë me këllqe për të bërë diçka. Unë e kam vendosmërinë. Gjithmonë në çdo iniciativë që kam ndërmarrë, unë jam një vajzë shumë sportive, shumë profesionale por kjo është diçka që nuk lexohet në kamera. Për mua kjo është mundësia e parë dhe kjo është shumë sfiduese që njerëzit të shikojnë që unë jam shumë kompetitive dhe këtë herë të lexohet në kamera. Pra vendosmëria për të qenë pjesë, për të punuar dhe për të fituar. 

Po Jurgeni si e priti faktin se do të ketë partnere Megi Pojanin?

Faktikisht që kur kam dëgjuar që do bëhet ‘DWTS’ në kokën time ishte që një personazh si Megi duhet të jetë atje. Nuk e di pse e thoja që Megi duhet të jetë atje. Pastaj kur e mora vesh që ishte Megi, pyetja ime gjithmonë te stafi ishte për një vajze të bukur, seksi, që kërcen, që lëviz, që ta komandoj. Megi kërcen shumë mirë, shumë bukur.

Po për Megin si është Jurgeni si partner?

Unë para se të vendosej që do të isha me Jurgenin më kanë pyetur që ‘ke ndonjë preferencë për balerinin’ dhe unë e vetmja gjë që i kam thënë është që dua një djalë të më dominojë, sepse përgjithësisht në jetë jam unë ajo që e marr kontrollin dhe nuk e doja këtë gjë sepse nuk mund të marr kontrollin kur nuk kam as eksperiencën e duhur dhe më duhet një profesionist dhe doja që kjo gjë të ndihej. 

Si e kanë pritur familjarët e Megit këtë eksperiencë të re televizive të saj?

Motrat janë super të emocionuara, mami është shumë e emocionuar, tezja është shumë e emocionuar. Babi kur i thashë në fillim fare, më thotë çfarë janë këto kërcime, çfarë janë këto që do bësh, mirë ti e di po mua s’më pëlqejnë fare këto. Tani e ka kuptuar, interesohet shumë shpesh.