Celebrities Gossip Showbiz

“Mendova se kishe vjellë…”, ja reagimi i Luiz Ejllit për ushqimin që ka gatuar Kiara Tito!

Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother VIP Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij ‘reality-show’ duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kiara në një postim në “Twitter” ka publikuar një pjesë të një bisede të saj më  Luizin në “Whatsapp”. Ajo i ka dërguar atij një foto të ushqimit që po konsumonte, të cilin thotë se e ka gatuar vetë.

“Jo po se thua s’di me gatu”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme krahas fotos së ushqimit.

Interesante në këtë mes ishte përgjigja e Luizit, i cili i ka shkruar:

“Mendova se kishe vjellë”.

Kur Luiz Ejlli ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, thoshte se kur të takonte vëllain e partneres së tij, Kiara Tito do ishin shumë shokë. Në postimin e fundit në Instastoryai shfaqet së bashku me Ryan në pishina, duke u hedhur dhe duke u përqafuar.