Showbiz

Meryl Streep kujton dy incidentet e dhunshme që i ndryshuan jetën

Meryl Streep ka përshkruar me detaje pikëlluese se si njëherë është rrahur nga një sulmues i panjohur, i cili e godiste pandalim derisa ajo lujati rolin sikur kishte vdekur.

Fituesja e Oscar ka bërë këtë rrëfim të tmerrshëm në një event të qytetin e New York-ut. Duke mos përmendur kohën se kur kishte ndodhur apo fajtorin, ajo ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër por të priste derisa goditjet të mbaronin.

Ajo ka përshkruar gjithashtu një tjetër incident, në të cilin u përfshi për të shpëtuar një tjetër femër, e cila po sulmohej nga një rrugaç.

Përsëri, pa identifikuar viktimën, ajo tha se Cher ishte prezente dhe pa gjithë ngjarjen.

“Këto kanë qënë dy rastet kur jam kërcënuar dhe dhunuar fizikisht, nga të cilat mësova diçka rreth jetës që nuk do e dija po mos të më kishin ndodhur këto dy incidente”.

“Ne (si gra) e kemi atë në disavantazh përmes mijëvjeçarëve që i paraprijnë momentit tonë të tanishëm dhe për shkak të cënueshmërisë sonë, ne parashikojmë rrezik, ne e presim atë”.

“Ne jemi shumë të alarmuar ndaj saj. Kjo është shumë praktike në gazetarinë investigative por gjithashtu edhe në aktrim”.