Celebrities Film & Tv Showbiz

Mes Gent Hazizit dhe Arbër Çepanit, përfundon garën në “Dancing With The Stars”…

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.

Mbrëmja e sotme ishte titulluar ‘Digitalb Movie Night’. Një natë dedikuar filmit, ku çiftet kërcyen me kolonat zanore të disa prej filmave më të dashur shqiptar e të huaj. Performanca mjaft të veçanta ku secila prej tyre të bënte nostalgjik në një lloj manyre dhe të kthente pss në momente shumë të bukura. Pas super performancave të tyre, vlerësimit të jurisë dhe votimit të publikut renditja ishte e tillë:

  • Arditi dhe Jora – 38 pikë
  • Isli dhe Ledia – 34 pikë
  • Elhaida dhe Lediani – 34 pikë
  • Salsano dhe Lori – 33 pikë
  • Deborah dhe Niko – 33 pikë
  • Julka dhe Silvester – 32 pikë
  • Arbër dhe Erisa – 29 pikë
  • Genti dhe Emanuela – 27 pikë
  • Sara dhe Luxhino – 26 pikë
  • Megi dhe Jurgen – 26 pikë

Mes çifteve Gent & Emanuela dhe Arbër & Erisa ai që përfundoi rrugëtimin pas zgjedhjeve të jurisë ishte aktori i njohur Gent Hazizi. Në fund të spektaklit në krahë të vajzës së tij ai u shpreh se:

U argëtova shumë në këtë show kaq të bukur. Kalova dy muaj ekseperiencë dhe mësova shumë, çmimi im janë lotët e vajzës sime. E dinte që edhe po të ikte babi sonte do e ngrinte në krahë këtu. Falenderoj jurinë për vlerwsimin e pikëve. Unë e dija që do rrija gjashtë javë, isha VIP 6, kam rënë gjashtë kile kështu që… Ju faleminderit dhe suksese të gjithëve!